Home Uncategorized Prokuroria: 16 të arrestuar dhe 7 lëndë të hapura

Prokuroria: 16 të arrestuar dhe 7 lëndë të hapura

Prishtinë – Shtatë lëndë të hapura dhe 16 të arrestuar janë të dhënat e Prokurorisë së shtetit për procesin zgjedhor. Laura Pula, kordinatore për zgjedhje në Prokurorinë e shtetit tha se rastet e tilla kanë ndodhur në Gjilan, Mitrovicë, Malishevë, Drenas, Istog dhe Podujevë.

Ndërsa Baki Kelani tha se në përgjithësi situata është e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë rast, i cili do ta pengonte procesin zgjedhor. /RadioRINIA/

Previous articleNe gjilan ka fillu te rritet numri i votuesve dhe po votohet ne qetsi
Next articleKosovaret kthehen me nëntë medalje nga Shkupi