Home SPORT Prokuroria e ka heshtur skandalin e 1.7 milionë eurove

Prokuroria e ka heshtur skandalin e 1.7 milionë eurove

Një lëndë që peshon gati dy milionë euro është hedhur poshtë jashtëligjshëm nga një gjyqtar dhe është lejuar të bëhet e plotfuqishme nga Prokuroria, e cila nuk ka bërë ankesë në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, dhe prokurorja Ferdane Sylejmani kanë qenë në dijeni me kohë për vendimin e gjyqtarit Naser Foniqi për pushimin e procedurës penale në rastin e 1.7 milionë eurove të fituara me mashtrim. Obligimin ligjor për të bërë ankesë nuk e kanë kryer. Kanë lëshuar afatet ligjore për ankimim brenda tri ditësh në Gjykatën e Apelit, ani se këtë ua kishte kujtuar pala e dëmtuar – “NLB Prishtina”.

Previous articleShtohet numri i narkomanëve
Next articleVesa ndjen nostalgji…