Pse është e rëndësishme që ushqimi të konsumohet ngadalë

Sigurisht qe një gjë e tille për se pari do te bënte qe secili prej nesh te prezantohej me mire ne një rast eventi dhe një sfond te caktuar. Por ne këtë rast, nuk e kemi fjalën për këtë gjë.

Tashmë është provuar shkencërisht se të ngrënit në mënyrë te ngadalte, është gjithashtu një mënyrë e posaçme që nuk na lejon të shëndoshemi.

Praktikisht, vlerësohet se të ngrënit në këtë mënyrë mundëson që organizmi te “përfitojë”plot 88 kalori me pak për çdo vakt.

Një studim i posaçëm i botuar në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics, e vërteton këtë gjë, edhe eksperimentalisht.

Por cili është në të vërtete mekanizmi që e mundëson këtë gjë. Është shumë e thjeshtë.

Në organizëm, përgjithësisht ndjesia e të qënurit i ngopur arrihet rreth 60 minuta pasi kemi filluar të hamë ushqimin. Rrjedhimisht, sa më shpejt të hamë, aq me pak kjo ndjesi ka filluar të formësohet dhe të sinjalizojë trurin. Anasjelltas, sa me ngadalë të hamë, aq më shumë fillojmë të ndjehemi të ngopur.

Pra këshilla që do të jepet në këtë rast është qëndrimi në tavoline me qetësi dhe ngrënia me ritëm të ngadaltë.