Nuk është hera e parë që Ministri i Punëve të Jashtme, z. Enver Hoxhaj, ka pasur takime me ministra të Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Është i njohur ‘raporti’ i tij me ish – ministrin Guido Westerwelle.
Sipas burimeve që ka Publiku. net, bëhet e ditur se përpos ‘mospëlqimit’ të Kryeministrit Thaçi prej qeverisë gjermane, ‘kontribut’ në këtë mospranim ka personalisht ministri Hoxhaj, i cili ka deponuar një armiqësi të njohur në raport me varësit e tij (Hashim Thaçi e Kadri Veseli).
Synimi i ‘mbajtjes’ së Kryeministrit Thaçi, larg qeverisë gjermane, duket të jetë ndër sukseset më të mëdha të politikës së jashtme që ka arritur ministri Hoxhaj.
Në këtë drejtim është përdorur mjaft mirë edhe incidenti i burgosjes së tre shtetasve gjerman me pasaporta diplomatike (BND).
Ultimatumi që i kishte vënë në atë botë qeveria gjermane Kryeministrit Thaçi për lirimin e zyrtarëve gjerman deri më 28 nëntor 2008, kishte rezultuar megjithatë me sukses. Mirëpo, asgjë nuk do të ndryshojë për Kryeministrin Thaçi.
Kryeministri Thaçi nuk mund ta dinte ‘përplasjen’ e raporteve britanike (MI6) me ato gjermane (BND) në Kosovë në lidhje me burgosjen e tre agjenteve të BND-së. Po z. Hoxhaj që udhëtonte aq shpesh në Britani të Madhe dhe i cili kishte aderuar në PDK, pas qëndrimit të tij disa javor në ishullin e zbulimit të kolonializmit botëror, e kishte ‘braktisur’ kursin e politikës gjermane’, që i kishin ofruar formimin e një partie jashtë PDK-së dhe befas ishte shndërruar në ‘aset’ të vlefshëm politik brenda krahut të luftës.
Sidoqoftë, Kryeministri i Kosovës, as sot e këtë ditë nuk e di ku është duke i notuar Anija Qeveritare, siç parapëlqejnë ta quajnë ‘këshilltarët e tij juniorë.
Duke se Kryeministri i Kosovës nuk e ka ende të qartë izolimin e tij prej gjermanëve, ndonëse, ai është formuar bukur mirë brenda kësaj mendësie.
Z. Hoxhaj, në anën tjetër, është i njohur ‘par excellence’ për mosmbajtjen e fjalës edhe në raport me faktorin ndërkombëtar në Kosovë. Me fjalë të tjera njihet si synonim i të pavërtetës.