Pse pija i “rinon” femrat në moshë…

Efektet e padëshiruara të sasisë së tepërt të alkoolit janë të njohura, por nuk duhet harruar se pirja në sasi të moderuar ka edhe veti pozitive.

Një studim i Harvard Medical School, i zgjatur plotë 6 vjet me titull “Nurses’ Health Study”, ka përfshirë 12480 gra mes moshës 70 dhe 80 vjeçare.

Nga studimi rezultoi se ato femra që pinin alkool mesatarisht 15 gramë në ditë, domethënë përafërsisht një birrë, shfaqën aftësi më të mira njohëse dhe mendore në raport me ato femra që nuk pinin.

Nga studimi u vu re se pirja e një shishe birrë në ditë nuk dëmton aspak trurin, madje e ndihmon që të funksionojë më mirë, por duhet treguar kujdes që të mos tejkalohet me sasinë e të pirit.