Vetëm një ditë pas deklaratës së presidentit të Juventus Andrea Agnelli se “Pogba është një pasuri e njerëzimit” kanë ardhur reagimet e para. Dhe Paris Saint Germain, skuadra që e dëshiron mesfushorin francez, nuk reagon me fjalë por me milionat e sheikut Al Khelaifi.
Kampionët e Francës ofrojnë plot 78 milionë për kartonin ne talentit bardhezi, ndërsa vetë futbollistit i ofrojnë një kontratë nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro në sezon. Një operacion që në total do të kushtonte 150 milionë euro, duke përfshirë edhe taksat, raporton “TuttoSport”.
Dhe pyetja që ngrenë tifozët e Juventusit me të drejtë është: “A do ti refuzojë “Zonja” 78 milionët, që realisht janë shumë për Italinë?”…Të presim e të shohim…
Kujtojmë që për Paul Pogba interesohet edhe Real Madrid.