Home SPORT PSG nuk bëri sa duhej

PSG nuk bëri sa duhej

Laurent Blanc ka pranuar se lojtarët e tij nuk bënë sa duhej në barazimin prej 1-1 kundër Sochaux.

Në rast se do të fitonte, Paris Saint-Germaini do të shpallej kampion që sot (e diel), por një autogol i Thiago Silvas bëri që festa të shtyhej së paku edhe për një javë.

“Nuk i morëm tri pikët, prandaj natyrisht se ka zhgënjim. Humbëm shumë raste, ndërsa Sochaux bëri paraqitje të mirë”.

“Realizuam një gol të mirë, por nuk mjaftoi. Ata u kthyen në lojë në gjysmën e dytë dhe barazuan, por ne nuk bëmë mjaftueshëm, kështu që barazimi është logjik”, ka deklaruar Blanc.

PSG ka nevojë edhe për një pikë që të shpallet kampion i Francës për të dytën herë radhazi.

Previous articleVMRO e BDI fitojnë parlamentare, Ivanov rizgjidhet president
Next articleToni dëshiron të jetë golashënuesi më i mirë