Home LAJME PSHDK: Gjykata speciale nuk e dëmton Kosovën

PSHDK: Gjykata speciale nuk e dëmton Kosovën

Krijimi i Gjykatës Speciale, që pretendon të hetojë krimet e supozuara të UÇK-së, nuk e dëmton Kosovën dhe as të ardhmen e saj, vlerëson PSHDK-ja.

“Drejtësia e lartëson vendin tonë dhe dinjitetin tonë në sytë e botës. PSHDK-ja vlerëson se mbetja e kësaj njolle pa u qartësuar, më shumë e rëndon të kaluarën e Kosovës, si dhe luftën e saj për liri, sesa drejtësia. Kjo për faktin, se themelimi i kësaj gjykate, po bëhet me kërkesën e miqve tanë, respektivisht nga SHBA-të dhe BE-ja, aleatë këta të fuqishëm, që na ndihmuan të çlirohemi dhe të fitojmë pavarësinë”, thuhet në një komunikatë të PSHDK-së, raporton RTK.

PSHDK-ja, vlerëson se në këto momente jetike për të ardhmen e vendit, spektri politik, pa dallime, duhet të reflektojë me mençuri dhe të vendosë interesin e vendi, mbi çdo gjë interes tjetër.

“PSHDK-ja, është thellësisht e bindur se Kosovës i duhet partneriteti i qëndrueshëm dhe konsistent me perëndimin, respektivisht aleatët e saj më të fuqishëm, SHBA-të dhe BE-në, aleatë këta që kanë dëshmuar se janë në krah të vendit tonë dhe mbështesin kauzën tone”, thuhet në komunikatë.

Previous articleTurchynov kërkon operacion ushtarak në lindje të Ukrainës
Next articleTensionohet situata mes Rusisë dhe Ukrainës, vritet një politikan