Home LAJME Publikohet biseda mes ekuipazhit të fluturimit MH370 dhe kontrollit të fluturimit

Publikohet biseda mes ekuipazhit të fluturimit MH370 dhe kontrollit të fluturimit

Edhe pse transkriptat e bisedave të ekuipazhit të fluturimit MH370 janë publikuar më parë, audio-regjistrimi tek sot ka dalë në publik.

Autoritetet e Malajzisë kanë publikuar bisedat para fluturimit, gjatë fluturimit dhe lajmërimit të fundit në kontrollin e fluturimit në Kuala Lumbur, që përfundon me: “Natën e mirë, Malaysian 370”.

Përveç incizimeve të tilla janë publikuar edhe tri harta me rrugën potenciale që ka mundur ta ndjek aeroplani i zhdukur, transmeton Telegrafi.

Në rezultatet e hetimit që janë dërguar në organin e OKB-së – përgjegjës për monitorimin e aviacionit botëror – rekomandohet që në të ardhmen të futet monitorimi i aeroplanëve komercial në kohë reale, meqë hetimi ka treguar si kjo do të ndihmojë në gjetjen e aeroplanëve të zhdukur.

Previous articleLopët po i hanë lulet e Shpend Ahmetit
Next articlePresidenti Grek: Njohja e Kosovës, problem serioz