Punëtorët teknikë të fakulteteve të Prishtinës, do të kërkojë sot rritjen e pagës së tyre, dhënien e tyre me kohë dhe kontratat valide të punës
Ata qysh në orën 09:30 do të nisen për të shkuar para kompanisë “AB”.
Kështu kanë bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës.
Nisja e këtyre punëtorëve bëhet me autobus nga Fakulteti Filologjik.
Këta punëtorë kishin protestuar edhe më herët duke thënë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, atëherë do të shkohet me protesta më të ashpra.