Home LAJME Punon si asistente në PTK, merr pagë 1500 euro

Punon si asistente në PTK, merr pagë 1500 euro

Në Postë Telekomin e Kosovës, punësimi me të njohshëm tashmë është i njohur. Por, tani në PTK ka filluar të praktikohet edhe një mënyrë e re e punësimit.

Në këtë ndërmarrje nuk është fort me rëndësi pozita që mban i punësuari. Aty mund të jesh e punësuar si asistente por mund të punosh edhe menaxhere.

Këtë privilegj është duke e pasur tani e një kohë të gjatë, Saranda Shala. Burime të gazetës kanë treguar se Shala është e punësuar si asistente në PTK, por ajo merr pagën si menaxhere e hulumtimit në Vala. Krejt kjo, sipas burimeve po bëhet për shkak të pagës.

“Saranda figuron e punësuar si asistente në PTK. Por, ajo pagën e merr si menaxhere e hulumtimeve në Vala. Për këtë punë që nuk e ushtron fare, ajo paguhet 1500 euro në muaj. E, përveç kësaj page ajo i shfrytëzon krejt përfitimet që i takojnë një menaxhereje e jo edhe një asistenteje. Saranda, përdor veturën, udhëtimet jashtë vendit e shumë gjëra të tjera”, ka treguar për gazetën Tribuna një burim brenda PTK-së.z1

Previous articleQeveria rrit efikasitetin e mbledhjes së tatimeve, 310 milionë euro për tre muaj
Next articleU njihen diplomat e Edukimit