Presidenti rus Vladimir Putin arriti në Krime për të shënuar 69 vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, në Luftën e Dytë Botërore.
Kjo është vizita e parë e Putinit në gadishullin e aneksuar nga Moska, pas një referendumi në mars.
Raportet e mediave ruse thonë se Putini do të marrë pjesë në një paradë ushtarake në qytetin e Sevastopolit më 9 maj, dhe do të vendosë lule në memorialin e mbrojtësit të Sevastopolit.
Sevastopol është gjithashtu duke shënuar 70 vjetorin e çlirimit të saj nga Gjermania naziste.
Putin më herët gjatë ditës kryesoi një paradë masive ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë për të shënuar Ditën Fitores.