Home LAJME ‘Qasja e re kurrikurale-sfidë e së ardhmes’

‘Qasja e re kurrikurale-sfidë e së ardhmes’

Kurrikula e re është sfidë që duhet përballuar, thotë ministri i Arsimit, Ramë Buja, e duke u zotuar se do të jenë të harmonizuara me atë të Shqipërisë.

E ministrja e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë, Lindita Nikolla, thotë se me këto kurrikula nxënësit do të përparojnë sipas aftësive dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këto vlerësime u dhanë në hapje të konferencës ndërkombëtare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ”Qasja e re kurrikurale-sfidë e së ardhmes”.

Qëllimi i kësaj konference është shkëmbimi i përvojave me vendet e rajonit dhe me disa nga vendet e Bashkimit Evropian. Konferenca është dy ditore, dhe po marrin pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtar, të fushave të ndryshme të arsimit.

Previous articleZbulohet dokumenti për bashkëpunim ushtarak Shqipëri-Kosovë
Next articleBashkëpunim Kosovë-Shqipëri për agjendën evropiane