Home LAJME Qemajl Mustafa thotë që kandidon për deputet, nëse e përkrah PDK’ja

Qemajl Mustafa thotë që kandidon për deputet, nëse e përkrah PDK’ja

Qemajl Mustafa thotë se do ta pranonte kandidaturën për deputet vetëm pas konsultimeve dhe harmonizimit në parti.”Pas harmonizimit dhe konsultimeve unë edhe mund të jem kandidati i PDK-së” tha Mustafa.

PDK-ja në Gjilan fuqinë e madhe e mori me ardhjen në krye të saj të Qemajl Mustafës. Qemajl Mustafa e kishte mobilizuar në të gjitha frontet PDK duke krijuar një fitore të madhe në vitin 2007 karshi rivalëve të tjerë, raporton rajonipress.

Mjaftoj përçarja e degës në Gjilan dhe zgjedhjet lokale PDK-ja në Gjilan t`i humb keq. Por, Qemajl Mustafa si ish drejtues i saj dhe si ish kryetar komune ende beson se PDK-ja ka fuqi dhe ka forcë që të jetë fituese e zgjedhjeve nacionale.

Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se do ta pranonte kandidaturën për deputet vetëm pas konsultimeve dhe harmonizimit në parti.”Pas harmonizimit dhe konsultimeve unë edhe mund të jem kandidati i PDK-së” tha Mustafa.

Mustafa tha se ai dëshiron që kandidatura e tij të pranohet nga pjesa dërmuese dhe absolute e partisë, ndryshe nuk bënë.”Gjasat i kemi me marrë shumë vota sepse qytetarët çdo ditë e më shumë po e kuptojnë që PDK ishte dhe mbetet opsioni më i besueshëm dhe më i përkushtuar deri tashti” tha Mustafa.

Previous articleJolie siç nuk e keni parë më parë, më e egër dhe ekstravagante
Next articleDerbit Roma-Juventus i ndryshohet termini, shkak trazirat