Home LAJME Qeveria e Kosovës përshëndet miratimin e Rezolutës për Kosovën në Parlamentin Evropian

Qeveria e Kosovës përshëndet miratimin e Rezolutës për Kosovën në Parlamentin Evropian

Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet miratimin nga Parlamenti Evropian të Rezolutës për Kosovën, e cila përmban kërkesa të qarta për avancimin dhe shpejtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës falënderon Parlamentin Evropian për vlerësimin pozitiv lidhur me progresin në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, duke apeluar që të bëhen veprimet e nevojshme në mënyrë që kosovarët të udhëtojnë pa viza gjatë vitit 2016.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron hap shumë të rëndësishëm gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të dhënë pëlqimin pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, si dhe ftesën drejtuar Komisionit Evropian që të ndërmarrë një hap të tillë sa më shpejtë.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur mirënjohje të posaçme për përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për Kosovën, duke pas parasysh edhe faktin se në këtë rezolutë është përsëritur thirrja e europarlamentarëve për pesë shtetet e mbetura të BE-së që të njohin Republikën e Kosovës.

Previous articleÇollaku: Pas qershorit, pa viza në BE
Next articleMustafa:Zgjedhjet mbahen në vitin 2018