Home LAJME Qeveria kursen afër 15 milionë euro nga luksi

Qeveria kursen afër 15 milionë euro nga luksi

Qeveria e Kosovës sivjet do të blejë më pak vetura të reja, kompjuterë dhe telefona mobilë. Nga shkurtimi i këtyre mjeteve është menduar të kursehen hiq më pak se 14.5 milionë euro.

Kësisoj, Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave, Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, ia ka prezantuar kursimet buxhetore që i ka bërë në projektbuxhetin e vitit 2015, të cilat janë miratuar në tërësi. “Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kursej 14.5 milionë euro, nga kategoritë: blerja e veturave për të gjitha agjencitë buxhetore; blerja e kompjuterëve / laptopëve, telefonave mobilë, pajisjeve të tjera të ngjashme, si dhe nga disa projekte për të cilat nuk janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar së zbatuari në vitin 2015”, njofton Ministria e Financave.

E parave të kursyera menjëherë u është gjend vendi. “Kjo shumë, 14.5 milionë euro, do të shpërndahet për rritjen e buxhetit për: blerjen e barnave esenciale, në përputhje me premtimin e Qeverisë për furnizim të plotë me barna esenciale; për trajtim shëndetësorë jashtë institucioneve publike, dhe një pjesë e madhe e kësaj shume do të dedikohet për pagesën e përvojës së punës për 0.5 për qind të pagës për çdo vit përvojë pune për të gjithë ata që marrin pagë nga buxheti shtetëror”, njofton MF.

Previous articleShqiptari nga Kërraba vritet në Siri me snajper, vëllai: Të na kthejnë 3 fëmijët
Next articleRita “nanadimreshë”, të gjithë i çon peshë