Home LAJME Qeveria me Strategji Kombëtare 5 vjeçare

Qeveria me Strategji Kombëtare 5 vjeçare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë, ku u prezantuan pikat kryesore të Programit Qeverisës 2015-2018, para komunitetit të donatorëve dhe agjencive të tjera.

Kryeministri , në këtë takim, theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Programin Qeveritar për katër vitet e ardhshme, kemi përcaktuar orientimet tona themelore, të cilat kryesisht janë të fokusuara në zhvillimin ekonomik, në rritjen ekonomike, në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në rënien e varfërisë, si dhe në forcimin e shtetit të së drejtës, si komponent shumë i rëndësishëm i tërheqjes së investimeve të huaja dhe stabilitetit ekonomik, njofton kumtesa nga Kryeministria.

Ai pastaj, tha se përpos programit ekonomik, ne do të iniciojmë hartimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit për periudhën 2015-2020, e cila po bëhet për herë të parë në Kosovë dhe përmes së cilës strategji, ne do të definojmë edhe më tutje prioritetet tona ose prioritetet e prioriteteve, duke u fokusuar kryesisht në projekte dhe programe ekonomike, të cilat krijojnë vende të punës dhe të cilat krijojnë perspektivë zhvillimore në njërën anë dhe, po ashtu edhe pjesëmarrjen tonë në tregun regjional, evropian dhe atë botëror.

Previous articleKOSOVA PREMTON HEQJEN E LEJES SË PUNËS PËR SHQIPËRINË
Next articleNë Kosovë por edhe në mbarë trojet shqiptare sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit