Home LAJME Qeveria merr vendim për kursim të parash

Qeveria merr vendim për kursim të parash

foto (14)Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht Ministria e Financave pasi ka analizuar trendët e shpenzimeve të organizatave buxhetore në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve dhe komunalive, ka konkluduar se ekziston hapësirë për të bërë kursime sa i përket këtyre shpenzimeve.

“Konsiderojmë që në të gjitha organizatat buxhetore ekziston mundësia për kursim tek shpenzimet e dedikuara në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve si p.sh. në telefona, derivate, shpenzimet për trajnime dhe udhëtime zyrtare, si dhe në nivelin e shpenzimeve të larta për komunali. Kjo edhe për faktin se organizatat buxhetore tashme janë te pajisura me të gjitha inventarët dhe pajisjet përkatëse për funksionimin normal të tyre, shpenzime këto të cilat nuk kanë nevojë të bëhet në çdo vit. Gjithashtu, të dhënat për shpenzimet në mallra dhe shërbime në vitin 2013 tregojnë një nivel më të ulët se sa planifikimi, me ç’rast paraqet një tregues tjetër po aq të rëndësishëm për mundësinë e kursimit”, , thuhet në një komunikatë për media nga Ministria e Financave.

MF-ja sqaron se Qeveria e Republikës së Kosovës ka të drejtë të bëjë kursime, me qëllim të ekonomizimit të shpenzimeve publike. Neni 120 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thekson se “Shpenzimet Publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës”.

Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka autoritetin e plotë ligjor në përputhje me dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë të propozojë rishikimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2014. Në këtë kontekst, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për kursime buxhetore në kategoritë e përmendura më sipër është në funksion të përgatitjes së rishikimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Sipas kësaj ministrie, mjetet e kursyera nuk do të transferohen në ndonjë kategori tjetër buxhetore por do të mbesin si kursime të pa alokuara për organizatat buxhetore, përderisa alokimi i mjeteve të kursyera do të realizohet përmes procesit të rregullt të rishikimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës, i cili duhet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Previous articleMaserati konfirmon modelin Alfieri
Next articleNuk dihet kur mbahet rundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi