Home LAJME Qeveria miratoi Marrëveshjen për Stabilizim Asocim

Qeveria miratoi Marrëveshjen për Stabilizim Asocim

“Qeveria e Republikes se Kosoves  miratoi Marrëveshjen Stabilizim Asocim. Ky është hapi i fundit para nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësisë historike dhe jetike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Republikës së Kosovës ne Bashkimin Evropian. Si kryenegociator i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë dhe që kanë mbështetur këtë proces. Pres me padurim të marten kur do të bashkë-nënshkruaj këtë marrëveshje në emër të Republikës së Kosovës. Urime për Kosovën evropiane dhe qytetarët e saj”, ka thënë Çollaku.

Qeveria lavdëron punën e Policisë gjatë ditës së djeshme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka përgëzuar policinë për ruajtjen e rendit gjatë ngjarjeve të djeshme.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, para kabinetit qeveritar ka folur për gjendjen e sigurisë në të gjitha nivelet pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvend dhe në rrugët e kryeqytetit, raporton rtklive.com.
Me këtë rast, Hyseni e ka vlerësuar gjendjen e sigurisë të mirë dhe ka thënë se policia ka bërë çmos që të ketë siguri në të gjitha nivelet. Më pas kryeministri Mustafa ka bërë të ditur se më 27 tetor do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar si arritje të madhe votimin pro Kosovës në UNESCO. Ndërkohë, kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për zgjedhje të parakohshme në të gjitha nivelet në Universitet.

Previous articleKosova në kualifikime për “Eurobasket 2017”
Next articleMustafa: Nesër nënshkruajmë MSA-në në Strasburg