Qeveria e Kosovës, po kritikohet nga partitë politike opozitare, se me rritjen e pagave po bënë fushatë politike.
Lidhja Demokratike e Kosovës, sërish ka kritikuar qeverinë e cila sipas saj, po bënë rritjen e pagave në kohën e fushatës zgjedhore.
Abdullah Hoti nga kjo parti, tha se në qeverisjen e LDK-së, rritja e pagave do të bëhet çdo vit dhe jo siç u shpreh si qeverisja aktuale, e cila rrit pagat çdo katër vjet, vetëm për vota.
“Kjo po bëhet në kohë fushate, për qëllime thjeshtë elektorale”, tha Hoti, në “Rubikon” të KTV-së.
Ndërkohë se me rritjen e pagave po bëhet fushatë kanë kritikuar edhe partitë tjera, AAK dhe Vetëvendosje.
Ndërkohë, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, tha se rritja e pagave është e mirë pavarësisht kohës kur është bërë dhe se Ministria e Financave i ka bërë planet se si do t’i siguroj fondet për rritjen e pagave dhe implementimin e kontratës kolektive.
“Ne nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjithmonë kemi tërheq vërejtjen që të kemi konsultime me sektorin privat, dhe Ministria e Financave është konsultuar me Odat dhe asociacionet tjera të biznesit dhe ata janë pajtuar edhe për kontratën kolektive edhe por rritjen e pagave por vëmendja jonë si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, ka qenë gjithmonë që ne ta ruajmë konkurueshmërinë me vendet e rajonit mirëpo edhe me vendet e tjera që mos të krijojmë një presion në sektorin privat që këto paga të sektorit publik pastaj të kenë efekt në sektorin privat”, tha Nikaj.