Ekzekutivi i vendit ka lëvizur, pasi AKP-ja ka refuzuar të përmbushë pretendimin e ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave dhe Çelikut për t’ua kompensuar atyre një shumë prej mbi 25 milionë eurosh.
Qeveria ka udhëzuar AKP-në që kompensimin ta bëjë nga fondet tepricë, të cilat, sipas ligjit, mund të derdhen vetëm në buxhetin e shtetit dhe “të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të vendit, me aprovim të Kuvendit të Kosovës”.
Në AKP kanë thënë se nuk do ta zbatojnë këtë vendim të jashtëligjshëm. E një burim ndërkombëtar ka thënë se, nëse ndodh e kundërta, do të ketë implikime penale për kryeministrin.