Home LAJME Qeveritë shqiptare bashkëpunime më të thella

Qeveritë shqiptare bashkëpunime më të thella

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, z.Nasip Naço.

Presidentja Jahjaga dhe ministri Naço e vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë dhe theksuan nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në përgjithësi ndërmjet institucioneve të drejtësisë të të dyja vendeve.

Presidentja Jahjaga tha se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit si dhe luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit. Ajo theksoi se suksesi në këtë fushë do të ndihmojë zhvillimin e përgjithshëm të vendit si dhe do të përshpejtojë procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, z.Nasip Naço vlerësoi reformat që i kanë bërë institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në të gjitha fushat me interes dypalësh

Previous articleArrestohet një zyrtar komunal në Prishtinë dhe një në Graçanicë
Next articleAmbasada amerikane: Dhuna pengon zhvillimin e Kosovës