Home LAJME Ramadan Mujës i dorëzohet aktgjykimi

Ramadan Mujës i dorëzohet aktgjykimi

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, javën e ardhshme do t’i dorëzohet aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prizren.

EULEX-i ka konfirmuar se aktgjykimi i shkruar për kryetarin Ramadan Muja dhe pesë bashkëpuntorëve të tij do të publikohet javën e ardhshme, saktësisht deri më 13 maj.

“Afati i fundit ligjor për publikimin e vendimit është 13 maji, pas zgjatjes së tij nga i autorizuari, udhëheqësi i gjykatës. Vendimi do t’u shpërndahet së pari palëve, para se të publikohet”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në muajn mars të këtij viti është shpall fajtor dhe është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga një trup gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prizrenit, transmeton prizrenpress.

Bashkë me Mujën fajtor janë shpallur edhe pesë ish-drejtorë të tij, të mandatit të kaluar, por ata janë dënuar më pak se sa shefi i tyre.

Pala mbrojtëse e të akuzuarëve ka paralajmëruar ankesë, ndërsa nëse vendimi i shkallës së parë konfirmohet nga Gjykata e Apelit, atëherë në Prizren duhet të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

Previous articleIsa Mustafa kërkon vota përmes vizionit të Ibrahim Rugovës
Next articleTotozani në Serbi, diskutohet për diplomat e shqiptarëve