Home LAJME Ramush Haradinaj: AAK kërkon me ngulm që çdo Ministri të mos ketë...

Ramush Haradinaj: AAK kërkon me ngulm që çdo Ministri të mos ketë më shumë se një Zëvendesministër.

Lideri i AAK’së , Ramush Haradinaj këmbëngul se çdo Ministri nuk duhet të ketë më shumë se një Zëvendësministër.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se në kohën kur qytetarët e Kosovës po lëshojnë Kosovën, koalicioni PDK-LDK poe e rritë luksin qeveritar për akomodim klientelist partiak.

“Të nderuar qytetarë të vendit,

Në kohën kur qytetarët po ikin nga Kosova dhe në kohën kur punëtoreve të Kosovës po iu konfirmohet se premtimi për rritje të pagave prej 25% ishte mashtrim, koalicioni PDK-LDK po e rritë luksin qeveritar dhe po i rritë shpenzimet për akomodim të klientelizmit partiak.

AAK kërkon me ngulm që çdo Ministri të mos ketë më shumë se një Zëvendesministër.

Ne insistojmë në këtë kërkesë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Previous articleKuvendi formoi Komisionet Parlamentare
Next articleMustafa: Dialogu me Serbinë të garantojë qëndrueshmëri