Home LAJME Raporti: Luftanija amerikane lundron kah Deti i Zi

Raporti: Luftanija amerikane lundron kah Deti i Zi

foto (9)

Një anije luftarake e Shteteve të Bashkuara ka kaluar nëpër Ngushticën e Bosforit të Turqisë në udhëtimin e saj për në Detin e Zi.

Televizioni i Turqisë ka raportuar sot se anija USS Truxtun, lundron për në veri, në atë që ushtria e Shteteve të Bashkuara e ka përshkruar si vendosje “rutinore” e planifikuar shumë më herët para krizës në Ukrainë.

Anija do të zhvilloj ushtrime me forcat detare të aleatëve në NATO, Rumaninë dhe Bullgarinë, shkruan rel.

Më herët këtë javë, Uashingtoni i ka shpallur planet për të dërguar më tepër aeroplanë luftarakë në misionin patrollues ajror në Baltik, për t’i siguruar aleatët në këtë rajon, që janë të alarmuar pas okupimit ushtarak të gadishullit të Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë.

Previous articleSerbët kuzhtëzojnë PO-në për Ushtrinë me ulëset në Parlament
Next articleMbyllje e përkohshme e rrugës