Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e këngëtares nga Shkupi, Adelina Tahiri, ku këngëtarja shihet totalish pa makijazh. Kjo foto nuk e shfaq në gjendje fare të mirë këngëtaren, të cilën jemi mësuar ta shohim gjithmonë në formë të bukur dhe me stil.
Gjithashtu Adelina është fytyrë reklamuese e disa kompanive. Por, gjithë këtë nam këngëtarja duket se e ka falë grimit që e bën të duket shumë bukur në ekran.
Ndërkaq këngëtarja përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Instagram” ka reaguar duke thënë se kjo foto nuk është e vërtetë dhe se fotoja është montazh. “Në ndërkohë shumë faqe kanë postuar një foto që nuk ka lidhje me dukjen time pa grim, absolutisht shihet që është montim. Ja për të gjithë fansat një foto se si në të vërtetë duket Adelina pa grim!”, ishte mbishkrimi i këngëtares.