Home SHOWBIZ Reagon “macja”: Unë dal si dua, e ju më shikoni

Reagon “macja”: Unë dal si dua, e ju më shikoni

Pas lansimit të videoklipit “If You Like It”, i cili u polemizua shumë dhe për të cilin ende po përfolet shumë, është vet këngëtarja shqiptare, Dhurata, ajo që ka reaguar.

Ishte Dhurata ajo që ditë më parë publikoi videoklipin e saj të ri të këngës “If You Like It”, e ku ajo ka shfaqur “macet” në një videoklip ku ajo ka treguar linjat e saj të përkryera trupore.

Dhe, si duket edhe vet këngëtares i ka pëlqyer që të quhet “mace”, aq sa edhe në një seri tweet-ash ka ironizuar të gjithë ata që e kanë kritikuar për klipin.

“Unë dal si dua, e ju të gjithë më shikoni. #Miauu”, ka shkruar këngëtarja në Twitter në një seri Tweetash.

Menjëherë pas lansimit të videoklipit të ri “If You Like It” në kuadër të kompanisë Elephant, ka pasuar edhe performanca e parë për këngëtaren, e cila nuk ka pasur kohë ta shijojë si duhet suksesin prej 50 mijë klikimesh në orët e para të lansimit të videos.

Previous articleGeti: E kemi gati hitin e vitit 2014
Next articleZjarr në një banesë – digjen nënë e bir, një i plagosur