Home SPORT Reali e humbi titullin, por edhe yjet e skuadrës!

Reali e humbi titullin, por edhe yjet e skuadrës!

Ndeshja me Valladolid mund të ketë qenë fatale për Real Madridin. Jo vetëm La Liga është humbur pas kësaj ndeshje.

Cristiano Ronaldo, Pepe dhe Di Maria kanë dalur me lëndime nga kjo sfidë.
Ronaldo u zëvëndësua që në minutën e nëntë duke lëshuar sfidën pas problemeve muskulore. Përsëritja e lëndimit në muskul mund të jetë rrezik edhe për ndeshjet e ardhshme dhe mund të rrezikon finalen e Ligës së Kampionëve.

Pepe dhe Di Maria thuhet se rrezikojnë seriozisht finalen e Lisbonës. Di Maria ka lëshuar fushën me këmbë enjtur, ndërsa Pepe ka dhimbje në shputë. Dy futbollistët sot do ti nënshtrohen testeve mjekësore ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për lëndime serioze.

Previous articleKë e takojë Genta Ismaili në Prizeren?
Next articleMajko: Ja pse përshëndeta me grusht