Home LAJME Rekrutonte xhihadistë për në Siri, Gerti Pashja sot del para gjykatës

Rekrutonte xhihadistë për në Siri, Gerti Pashja sot del para gjykatës

Gerti Pashja i akuzuar si organizator i rekrutimit të xhihadistëve shqiptarë për në Siri, del sot para togave të zeza.

Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ai do të njihet me masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur në mungesë ndaj tij, menjëherë pas arrestimit në Tiranë të 8 personave të tjerë të dyshuar për terrorizëm, pjesë e së njëjtës celulë, ku bën pjesë edhe 30-vjeçari. Gerti Pashja u vu në pranga dy ditë më parë në Rinas menjëherë pas deportimit të tij nga Turqia. Pak ditë më parë ai mohoi të gjitha akuzat, por pranoi se është për shtetin e Sherihatit, apo shtetin islamik. Gerti Pashja deklaroi se nuk ka çuar asnjë person në Siri, por nga ana tjetër pranoi se në Siri po bëhet Xhihad, apo luftë e shenjtë.

Previous article​Llamkosi bojkoton stërvitjet
Next articleVedat Bajrami reagon ndaj Zdravko Çoliq