Rënia e flokëve, ja se si ta zgjidhni problemin

Flokët e gjatë dhe me volum duket se nuk dalin kurrë nga moda. Megjithatë pasja e flokëve të gjatë, por të privuar nga “jeta” nuk është aspak e këndshme. Gjithsesi ekziston gjithmonë një zgjidhje! Ja se si t’u ktheni flokëve tuaj shëndetin dhe mirëqenien e mëparshme dhe të luftoni rënien e tyre.
Para së gjithash duhet të bëni një test të vogël në shtëpi për të kuptuar nëse problemi është real apo bëhet fjalë thjesht për një shqetësim të përkohshëm. Kapni një pjesë të vogël flokësh me rreth 20 ose 30 fije dhe i tërhiqni pak por në mënyrë të vendosur. Nëse në duar ju mbesin më shumë se 6 fije flokë, atëherë ka shumë mundësi që lëkura juaj e kokës dhe flokët të kenë një problem serioz.

Nëse rënia e flokëve është e papritur dhe e menjëhershme, atëherë duhet të konsultoheni patjetër me mjekun e posaçëm për këtë rast. Mos vendosni asnjëherë diagnoza me llogarinë tuaj: është gjithmonë mirë që të merrni këshilla nga një ekspertë pa kaluar në përfundime të gabuara.

Në fakt ekzistojnë shumë trajtime për flokët, kështu që mos u shqetësoni më shumë sesa duhet.

Një nga shkaqet kryesore të këtij problemi është stresi. Ndaj duhet të përpiqeni që të zgjidhni çështjet emotive të cilat ju shqetësojnë më tepër. Përpiquni të flini mirë natën, sepse, edhe pse mund t’ju duket e parëndësishme për t’u dhënë flokëve tuaj shëndetin e dikurshëm, gjumi është thelbësor për mirëqenien e trupit tonë duke përfshirë edhe flokët.

Edhe një banjo e nxehtë dhe me aroma të mira (falë vajrave esencialë) mund t’ju ndihmojë që të çlodheni.

Me rëndësi jetësore për forcimin e flokëve tuaj është edhe ushqyerja. Një dietë e pasur me hekur mund të bëjë mrekullia, ndaj konsumoni perimet bazë, por edhe çokollatën e zezë. Nëse flokët tuaj vazhdojnë të bien, atëherë një maskë e mirë do t’i stimulojë që të rriten dhe të mos bien.

Një maskë e tillë mund të jetë: zieni pak ujë dhe në të fusni dy bustina me çaj jeshil. Kur lëngu i përftuar të ftohet, hidheni atë mbi flokët e thatë. Lërini flokët me këtë lagështi për një orë përpara se t’i shpëlani.

Ky çaj është i pasur me antioksidantë, “ilaç” i përsosur për këtë problem. Një tjetër sistem efikas i parandalimit dhe i kujdesit i ofruar për ne nga natyra, është vaji.

Ekzistojnë cilësi të ndryshme vajrash, që nga vaji i ullirit tek ai i “buti”, të dy të përkryer për flokët. Zgjidhni njërin prej këtyre vajrave dhe ngroheni atë në një tigan të pastër, por bëni kujdes që të mos ngrohet shumë, sepse përndryshe ai mund t’ju djegë lëkurën e kokës.

Shpërndajeni atë mbi kokë dhe masazhojeni mirë me gishta. Kur të mbaroni, mbulojini flokët me një qese dushi, si ato transparentet. Këtë procedurë përsëriteni dy ose tri herë në javë.

Tre faktorët e rënies së flokëve janë:

1-Stresi

Stresi është një faktor që ndikon shumë në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat mosekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin.

2-Sëmundjet

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Rënia e flokëve ndodh edhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, ky fenomen shfaqet kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjenë, ose femërore të njohura si estrogjene. Po kështu medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut.

3-Pakujdesia

Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre thyejnë kapilarët e flokut duke shkaktuar rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë çekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.