Revoltohet Rozi

Ishte fillimisht etiketimi që Soni Malaj këngën që e këndoi në ‘Top Fest’ ia ka kushtuar një prej ndarjeve të saj, ajo që fillimisht e revoltoi këngëtaren nga Shqipëria Rozana Radi.

Si tekstshkruese e këngës që Soni prezantoi këtë vit në ‘Top Fest’, Rozi e pa të udhës që përmes llogarisë në ‘Instagram’ të sqarojë që teksti është i shkruar nga vetë ajo dhe jo Soni Malaj.

Por, revoltimi i saj me mediat nuk përfundon këtu. Pas performancës së Sonit në ‘Top Fest’ me këngën “Me të jeton”, mediat e cilësuan si fituesen e mundshme të edicionit të sivjetmë.

Por ajo që e ‘mërziti’ këngëtaren ishte fakti se disa portale në Shqipëri Rozanën e kanë prezantuar si kompozitoren e këngës, dhe jo vetëm tekstshkruese, punë që sipas Radit, nuk e ka bërë asnjëherë.