Home LAJME Rexhepi: S’ka azil për qytetarët e Kosovës

Rexhepi: S’ka azil për qytetarët e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) në largim, Bajram Rexhepi, i ka ftuar qytetarët e Kosovës mos ta marrin rrugën e migrimit ilegal drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe të bien viktimë e grupeve kriminale të trafikimit.
Ai ka thënë se asnjë prej vendeve të BE-së nuk japin azil për qytetarët e Kosovës sepse këtë vend e konsiderojnë të sigurt. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Rexhepi ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po bien pre e dezinformimeve edhe nga mediet. “Për shumicën e shteteve të BE-së Kosova është vend i sigurt dhe është në listën e bardhë.
Pra, nuk ka as diskriminim politik e as etnik dhe situata e sigurisë është e mirë. Kështu që, gjasat për të fituar dikush nga qytetarët e Kosovës azilin janë gati të pamundshme, mos të them 100 për qind të pamundshme, por me promil nuk ka kush që e fiton azilin. Ato vende nuk japin azil sepse nuk kanë arsye. Kështu që, qytetarët janë viktima të dezinformimeve dhe të mashtrimeve të ndryshme”, ka thënë Rexhepi. Ai ka thënë se shteti i Kosovës po bën çka është e mundur në ndjekjen e individëve që po organizojnë trafikimin e emigrantëve.

Previous articleVV ndërhynë në punën e mediave, i reagon Klan Kosovës për intervistën me Sheshelin
Next article