Home SPORT Ribery: Lojtarët e Bayernit nuk janë makina

Ribery: Lojtarët e Bayernit nuk janë makina

Anësori i Bayern Munich, Franck Ribery, thotë se ata kanë humbur fokusin që kur u shpallën kampionë të Bundesligës kundër Hertha Berlin më 25 mars.

Skuadra nga Allianz Arena ka fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit, por francezi beson se dështimet e tyre të fundit janë njerëzore, pasi ata tashmë kanë ngritur trofeun.

“Mbase u shpallëm kampionë shumë herët në sezon. Kjo ndikoi në fokusin tonë. Ne nuk jemi makina, ne të gjithë jemi qenie humane. Edhe ne lodhemi”.

“Secili dhe çdo lojtar dëshiron të fitojë çdo ndeshje, por kjo thjesht është e pamundur. Ne duhet të luajmë si ekip në çdo ndeshje. Ne luajmë për veten dhe për tifozët, për të fituar vetëbesim dhe ritëm”.

“Dhe ne jemi Bayern, andaj duhet ta fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë Ribery për ARD.

Previous articleTifozët e Realit votojnë Pinton si lojtar të ndeshjes
Next articleKurti: Tribunali me bekimin e Thaçit