Home SPORT Ribery: Vështirë ndaj Realit

Ribery: Vështirë ndaj Realit

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka deklaruar se për ekipin e tij shorti ndaj Real Madridit është shumë i vështirë.

Francezi i cili ka luajtur edhe në të kaluarën ndaj Realit, është shprehur menjëherë pas tërheqjes së shortit që ka vënë bavarezët përballë mbretërve spanjollë.

Sipas Riberys, sfida do të jetë e vështirë dhe se do të takohen dy ekipet më ofanzive në botë.

“Eshtë short i vështirë. Dy skuadrat më sulmuese në botë do të takohen në gjysmëfinale. Do të jenë dy ndeshje të mëdha. Unë vërtet shpresoj se ne do të arrijmë finalen”, ka deklaruar Ribery.

Previous articleJahjaga: Gjykata Speciale fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë
Next articleLiderët udhëzohen si të ‘mbrohen’ para gazetarëve për Tribunalin