Home SHOWBIZ Rikthehet në Kosovë

Rikthehet në Kosovë

3214Imitimi i tij në “Zonë e lirë” tek Arian Çani bëri që aktori Sadri Imeri të depërtojë te “Portokalli” ku në këtë shou ai qëndroi gjatë një viti, në rolin e “Studentit” dhe “Partisë së fortë”.

Tani aktori kosovar është kthyer në Kosovë për të nisur një punë tjetër, por pa iu larguar televizionit. Ai tani drejton emisionin “Kojshia show” në “1st Chanel” për të cilën punë thotë të jetë i kënaqur. “Pjesëmarrja ime në ‘Zonë e Lirë’ dhe në ‘Portokalli’ më dhanë famën për të vazhduar më tutje.

Tani jam kthyer në Kosovë për ta vazhduar karrierën time pranë televizionit.

Në emisionin tim ‘Kojshia show’ kam të ftuar personalitete të ndryshme të artit, po arrij të realizoj një shou emision të mrekullueshëm”, ka thënë ai për “Zërin”. Edhe pse drejton një emision, Sadriu nuk e quan veten gazetar. “Unë do të bëhem gazetar atë ditë kur të vijnë lajme të mira për Kosovën”, tha në fund Sadriu

Previous articleFeston ditëlindjen, s’tregon për vitet
Next articleAgnesa në duart e Arbër Bytyqit