Home SHOWBIZ “Rikthejm Na” Nga Kida & Mc Kresha

“Rikthejm Na” Nga Kida & Mc Kresha

Këngëtarja e re e skenës muzikore shqiptare, Kida, ka publikuar videoklipin e saj të ri në bashëkpunim me reperin Mc Kresha, të titulluar “Rikthejm Na”. 

 

Kënga është punuar nga top producentët Zzap n’ Chriss dhe është publikuar nga OnRecords, i dyti në karrierën e Kidës pas klipit “Murder” kohë më parë. 

 

Videoklipin e ka punuar produksioni Imagine Films, kurse xhirimi i klipit është bërë në kafe bar “n’Tren”. 

 

Kënga është publikuar në YouTube dhe ka marë 155 mijë klikime, ndërkohë që edhe komentet janë të shumta. 

 

Kënga vjen si bashkëpunim i reperit me këngëtaren Kida, brenda së cilës shtjellohet një histori dashurie. 

 

Kënga mënjëherë ka filluar të pëlqehet nga adhuruesit e reperit i cili ka krijuar hite të shumta, duke prekur kështu më së shumti temat e realitetit kosovar.

Previous articleRonela Hajati i beson producentëve kosovarë, gati një bashkëpunim
Next articleA do të “shkatërrohet” vërtetë “Allianz Arena”?