Këngëtarja e re e skenës muzikore shqiptare, Kida, ka publikuar videoklipin e saj të ri në bashëkpunim me reperin Mc Kresha, të titulluar “Rikthejm Na”.
“Rikthejm Na” titullohet kënga e punuar nga top producentët, Zzap n’ Chriss.
Videoklipin e ka punuar produksioni Imagine Films, në vazhdën e shumë projekteve që ky produksion i ka punuar.
Kënga është publikim i OnRecords, i dyti në karrierën e Kidës pas klipit “Murder” kohë më parë.