Home SPORT Rinohet porta e Milanit

Rinohet porta e Milanit

Skuadra e madhe italiane Milan si duket ka filluar pregaditjet për sezonën e ardhshme qysh tani , Milani po planifikon largimin e 15 lojtarëve të cilët janë në prag të skadimit të kontratave dhe atyre që nuk janë në planet e së ardhmes te skuadra kuq e zi.

Sipas të përditshmes italiane ‘TuttoSport’ drejtori gjeneral i klubit të Milanit , Adriano Galliani ka vë si objektiva kryesore portierët e rinjë Scuffet dhe Perin përkatësisht portierët e parë të skuadrave Udinese dhe Genoa, tani kanë mbetur me gjasë vetëm përcaktimi i çmimeve për dy të rinjët ndërsa Abbiati dhe Amelia me siguri duhet të fillojnë të hulumtojnë për aranzhman në skuadra tjera sepse epoka e tyre si duket perëndoi tek Milan.

Previous articleTribuja ku vajzat martohen 6 vjeç
Next articleGjendet i vdekur 9 vjeçari Fitim Hasani