Home SHOWBIZ Rita feston e zhveshur suksesin për këngën e saj (Foto)

Rita feston e zhveshur suksesin për këngën e saj (Foto)

Këto ditë ajo ka qenë shumë e zënë me promovimin e këngës së saj të re, “I Will Never Let You Down”.

Të dielën, Rita Ora, ka festuar suksesin e parë të kësaj kënge, kur u rendit e para në top 40-shën e Vodafone. Kjo këngë është shkruar dhe është prodhuar nga i dashuri i saj Calvin Harris.

Megjithatë, më shumë se ky lajm, ka marrë vëmendjen një fotografi të cilën këngëtarja kosovare me famë botërore e ka publikuar, e ku shihet vetëm me të brendshme të markës Calvin Klein, e me të cilën ka dashur të festojë këtë sukses. Në shpinë ka vizatuar me të kuqe numri 1.

Kjo këngë është e vetmja nga albumi i saj i dytë. Gjatë ditës ajo është parë edhe me një xhaketë të bukur të kuqe dhe një kurorë ari mbi kokë.

Previous articleStresi arrin në Prishtinë, shmanget konflikti
Next articleGjira dhe Argjentina Ramosaj, vijnë me duet