Ajo njihet si një ndër femrat më glamuroze të industrisë muzikore. Gjatë mbrëmjes Met Gala ajo kishte befasuar të gjithë me pamjen e saj e cila u konsiderua e shëmtuar. Pop ylli Rita Ora kishte veshur një fustan ngjyrë ari dhe disa take me lidhëze të stilin të gladiatorëve.
Gjatë mbrëmjes ajo pati probleme me këtë veshje pasi që duke e tërhequr fustanin i ekspozoi të brendshmet.
Kur e vërejti se çfarë i kishte ndodhur ajo u mundua që të dilte nga situata e keqe por ishte vonë pasi që ato tashmë i kishin parë të gjithë. Shpresojmë që herave tjera Rita të ketë kujdes me veshjet e saj dhe të duket bukur.