Rita Ora endët rrugëve e vetmuar!

Rita Ora, këngëtarja që tashmë pothuajse nuk ka njeri në botë që nuk e njeh, me këngët dhe stilin e saj unik, mund të themi se ajo është njëra ndër vajzat shqiptare më me fat, shkruan Kosovarja.

I ecën mirë muzika, reklamat, e shumë punë që ajo i merr i ecin si është më së miri.

Edhe puna si modele dhe e reklamimit të veshjeve të ndryshme këngëtares Ora i shkon mjaftë mirë.

Rita Ora së fundmi duket se po e ndjek trendin e temperaturave edhe në vendin tonë, ku sa herë që luajnë temperaturat te ne, ajo shfaqet me veshje adekuate.

Nëse është nxehtë dhe diell, ajo vishet sikur të ishte në Prishtinë. Por edhe nëse temperaturat ulen dhe moti ftohet, është prapë Rita ajo e cila vjen me një stil veshjeje ku duket sikur të ishte këtu. Edhe foto e fundit që ajo na e ofron ta shohim përmes rrjeteve sociale, shihet se ka të veshur dhe kombinuar mirë një pallto, xhinse dhe kapele, ku të krijon përshtypjen se është duke u endur rrugëve të Prishtinës e vetmuar!