Rita Ora ka mohuar se ajo ka pasur ndonjë lidhje me këngëtarin Nick Jonas, edhe pse ky i fundit ka shkruar këngë për ndarjen e tyre të supozuar.
Vitin e kaluar, ylli i Jonas Brothers shkroi një këngë për grupin, të cilën e titulloi “What Do I Mean To You”, në të cilën përmend emrin Rita dhe kënga la përshtypjen se ish-dashnorja e kishte trajtuar atë keq.
Megjithatë, në një intervistë të fundit për shoun “Watch What Happens Live” Rita konfirmon se kënga ishte për të, por se mes tyre nuk ka pasur romancë, transmeton Telegrafi.
“Kurrë nuk kam dalë me të. Në fakt e kam takuar Nick përmes një miku dhe ishte një situatë shumë e çuditshme pasi ne ishim shumë të afërt, por ajo kurrë nuk shkoi në atë nivel”.
“Dhe pastaj lexoj tekstin e këngës dhe i dërgova një mesazh dhe i thash, ‘Nuk e kam idenë se prej nga erdhi kjo. Nëse dëshiron të flasim, më telefono’”.
“Ai ma ktheu, ‘E di çfarë, thjesht nuk e kam paraqitur si duhet atë si jam ndjerë në afërsinë tënde’. Dhe ishte një prej atyre situatave”.
“Ai kurrë nuk ma ka thënë këtë, mendoj, por pavarësisht kësaj ne jemi miq të mirë dhe unë ende kam shumë respekt për të”, ka thënë Ora.
Ata duket se tashmë kanë tejkaluar keqkuptimin, pasi Ora është në lidhje të qëndrueshme me DJ Calvin Harris, derisa Jonas po del me ish-Miss Universe, Olivia Culpo.