Home SHOWBIZ Rita Ora përlahet me prezantuesin për kinse aferën me Jay Z

Rita Ora përlahet me prezantuesin për kinse aferën me Jay Z

Ylli i muzikës pop Rita Ora është përplasur me një DJ të një radio amerikane gjatë një emisioni dje, pasi ai u konfrontua më të duke thënë se ajo ka pasur një aferë dashurie me Jay Z.

Vitin e kaluar, krijuesja e hitit R.I.P ishte në qendër të thashethemeve për një lidhje të saj me reperin kurse tani në një intervistë me stacionin e radios së New Yorkut, Power 105.1, konkretisht në emisionin e mëngjesit “The Breakfast Club, njëri nga prezantuesit i është kthyer kësaj pyetje duke i thënë se ajo duhet ta sqaroj tregimin për aferën e saj me burrin e Beyonce.

Këngëtarja ishte e shpejt duke e qortuar prezantuesin ku mandej me zë të lartë ka thënë, “Mos guxoni që të tregoni mos-respekt për Beyonce në këtë formë kurrë më në jetën tënde. Duhet ta njihni më mirë këtë gjë…jo vetëm të mos-respektoni të tjerët. Madje ju nuk mund të shkoni atje”.

Më vonë ajo është pyetur për të dashurin e saj të tanishëm, DJ-in skocez Calvin Harris ku ajo është dukur më e urtë dhe më e hapur për lidhjen e tyre, duke thënë se ajo dhe i dashuri i saj janë nevojë për një pushim të mjaftueshëm së bashku.

“Mendoj që ai është i gatshëm që të shkojmë bashkë diku: ende nuk kam qenë me të diku bashkë. Me duhet të gjej kohë për të pushuar dhe të kalojë më shumë kohë me të”, ka shpjeguar Ora.

Previous article​VV: Situatë e rëndë në Besianë, Agim Veliu e LDK braktisin qytetarët
Next articleVajzat shqiptare cilësohen si bukuritë e Realit dhe Bajernit