Duhet të jesh shumë grua e guximshme që ta refuzosh Simon Cowell. Por Rita Ora e ka bërë pikërisht këtë duke i thënë JO kërkesës për t’u bërë pjesë e jurisë së X Factor.
Vendimi nënkupton se ajo ka humbur mundësinë e fitimit të 1 milion sterlinave.
Pas paraqitjes së suksesshme të këngëtares si mysafire në jurinë e programit, Simon kishte llogaritur në të si pjesë përbërëse të jurisë me orar të plotë.
“Ritës edhe zyrtarisht i është ofruar puna në X Factor dhe ka qenë shumë e mahnitur nga kjo ofertë, por megjithatë e ka refuzuar. Aktualisht ajo është në Los Angeles duke punuar jashtëzakonisht shumë në studio. Rita do të sjellë një album të ri këtë verë – ky është prioriteti i saj”, ka thënë një burim i afërt me Ritën.
Rita edhe më herët pati thënë se arsyeja përse ajo nuk dëshiron t’i bashkëngjitet jurisë së X Factor është se ajo dëshiron këtë ta bëjë me përkushtimin e saj më të madh, mirëpo vetëm atëherë kur të ketë kohë maksimalisht të merret me të.