Home SPORT Rodgers: Bëra mirë që kritikova Mourinhon

Rodgers: Bëra mirë që kritikova Mourinhon

Bosi i Liverpoolit, Brendan Rodgers, nuk pendohet që kritikoi Jose Mourinhon pas humbjes së pësuar nga Chelsea.

Një disfatë e Liverpoolit nga Chelsea me rezultat 2-0 me shumë mundësi do t’ia humbë ëndrrën Redsave për titullin e parë pas 24 vitesh dhe Rodgers thotë se nuk pendohet për kritikat ndaj Mourinhos.

“Jam pak i frustruar, por nuk pendohem për atë që kam thënë. Unë jam mjaft i madh për të respektuar njeriun që është në Josen dhe menaxherin që ai është”.

“Ai ësht burrë i madh. Unë e di këtë. Kurrë nuk kam pasur problem personal me të, ka të bëjë me aspekte profesionale të lojës”.

“Unë kurrë nuk them se unë kam mënyrën më të mirë të punës, apo se jam më i miri. Por, mendoj se ajo që kam thënë për të dhe lojën e tij ishte e drejtë. Unë saktësisht e di çfarë kamt hënë dhe qëndroj prapa atyre fjalëve”, ka deklaruar Rodgers.

Previous articleNjë pacient, i pakënaqur me trajtimin mjekësor ka vrarë një kirurg serb.
Next articleLewa: Dua ta mposht Bayernin