Home SPORT Ronaldo e barazon rekordin e Puskasit

Ronaldo e barazon rekordin e Puskasit

Cristiano Ronaldo e ka barazuar rekordin e legjendarit Puskas, duke realizuar 242 gola në fanellën e Real Madridit.

Me dy golat e realizuara ndaj Schalkes (3:1), në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo e ka barazuar rekordin e legjendarit Ferenc Puskas, duke realizuar 242 gola në fanellën e Real Madridit.

Ylli portugez, pas dy golashit ndaj gjermanëve, është bërë golashënuesi i katërt në histori të madrilenëve, duke u renditur pas Raulit (323), Di Stefanos (307) dhe Santillana (290).

Po ashtu, Ronaldo ka arritur në kuotën e 13 golave, duke e thyer rekordin e tij personal që e kishte, me 12 gola të realizuara.

Kurse, ish anëtarit të Mnachester Unitedit i nevojitet vetëm edhe një gol, për ta thyer rekordin absolut të golave të shënuar për një sezon në Ligèm e Kampioneve, të cilin e mbajnë Jose Altafini (1962) dhe LionelMessi (2012) me nga 14 gola të realizuara.

Previous articleZbulohet unaza e cila mbron nga shtatzënia dhe sida
Next articleLargojeni lodhjen nga fytyra me miell misri