Home SPORT Ronaldo luan ndaj Bayernit?

Ronaldo luan ndaj Bayernit?

Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shpreson të rikthehet nga lëndimi për ndeshjen e parë gjysmëfinale të ligës së kampionëve ndaj Bayern Munich të mërkurën.

Portugezi nuk ka luajtur për Realin që nga ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund më 2 prill për shkak të problemeve në gju. Por, pasi mbrëmë e pa skuadrën e tij të fitojë ndaj Barcelonës dhe të fitojë Kupën e mbretit, ai është shprehur se shpreson të rikthehet javën e ardhshme.

“Jam vërtet i lumtur. Doja të luaj dhe ta ndihmoj ekipin, por bashkëlojtarët e mi bënë një punë të shkëlqyeshme. Po përmirësohem, nuk ndjej më dhimbje”.

“Mund të rikthehem për të mërkurën e ardhshme ose për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve”.

“Pak nga pak po ndjehem më mirë dhe dua më shumë se gjithçka të jem në gjendje ta ndihmoj ekipin sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë Ronaldo për faqen zyrtare të klubit.

Previous articleAlves u kërkon falje tifozëve të Barcelonës
Next articleVeriu paralajmëron EULEX-in