Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Cristiano Ronaldon nuk do ta aksitivozj në ndeshjen ndaj Celta Vigos. Në këtë takim Reali do të jetë edhe pa Pepen, Varane, Carvajal dhe Di Marian.
Real Madrid do të jetë pa Cristiano Ronaldon në ndeshjen ndaj Celta Vigos, e cila do të zhvillohet të dielën. Trajjeri italian, Carlo Ancelotti nuk dëshiron ta rrezikoj yllin portugez në këtë takim.
“Cristiano nuk do të luajë nesër pasi nuk është në 100 përqind dhe nuk dua të rrezikoj për ta aktivizuar”, deklaroi Ancelotti në konferencën për media para ndeshjes.
Përveç portugezit, ekipi nga Santiago Bernabeu do ta ketë edhe mungesën e disa lojtarëve të tjerë.
Gjithashtu preferoj të mos rrezikoj edhe me Pepen, Varane, Carvajal dhe Di Maria që po ashtu nuk do të luajnë nesër. Vendimi është i të gjithëve, kam biseduar me stafin mjekësor dhe kemi marrë vendime”, ka theksuar italiani.
Kurse, Ancelotti ka thënë se ndaj Celta Vogos kërkon fitore, derisa ende beson se mund të triumfoj në La liga.
“Celta është një ekip që luan futboll ofensive dhe një stil të bukur. Por, ne do të mundohemi të japim maksimumin, duhet ta fitojmë këtë ndeshje sepse në futboll mund të ndodh gjithçka.”, deklaroi ai.