Home SPORT Ronaldo nuk është i interesuar të bëhet trajner

Ronaldo nuk është i interesuar të bëhet trajner

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka përjashtuar mundësinë e ndërtimit të një karriere si trajner.

Ronaldo thotë se nuk e di se çfare do të sjellë e ardhmja, por se ai nuk e ka në plan të angazhohet si trajner.

“Nuk e di se çfarë do të bëj për të jetuar, por nuk do të bëhem trajner. Është një detyrë e vështirë, edhe pse dua të qëndroj i lidhur me futbollin”.

“Ku? Nuk e di ende se ku do të mund të rehatohem kur të var këpucët, por nëse gjërat nuk ndryshojnë do të qëndroj në Spanjë”, ka thënë Ronaldo për Sportske Novosti. /

Previous articleThaçi: Mos ta humbim shansin, ta votojmë FAK-un
Next articleKivanc Tatlitug, ”Dashurinë e vërtetë nuk gjënë dot tek kolegët”