Ardhjet e saja shpesh në Kosovë, ajo po i justifikon tashmë jo vetëm duke takar miqtë e saj më të mirë mes tyre edhe këngëaren Fjolla Morina, por edhe duke menduar për të sjellë një tjetër hit në treg.
Këngëtarja Ronela Hajati ka trokitur në studion e djelmoshave që krijojnë vetëm hite sic janë Zzap dhe Chriss për të porositur këngën e saj më të re. E këtë herë me të do të jetë edhe pjesëtari i Ting 3-nt nga ‘Baba Star’ në bashkëpunim me të. Sic shihet edhe në foto me producentët kënëgatarja Hajati tashmë po u beson më shumë këtyre artistëve nga Kosova dhe pritet të vij një hit i rradhës nga ajo, e ne urojmë që artistja të ketë përgaditur nga kjo studio ndonjë këngë si ajo që doli po nga ky vend sic ishte ‘Zogu’ i Tunës.